LAJMI I FUNDIT:

Reguilon i bashkohet trendit në rrjetet sociale duke publikuar një fotografi të vjetër me Bale dhe një të tanishme me të

Reguilon i bashkohet trendit në rrjetet sociale duke publikuar një fotografi të vjetër me Bale dhe një të tanishme me të
(Foto: Twitter/Sergio Reguilon)

Mbrojtësi i majtë i Tottenham Hotspur, Sergio Reguilon, i është bashkuar trendit të rrjeteve sociale, ‘Si filloi… si po shkon’, duke zgjedhur të publikojë fotografi të përbashkët me Gareth Bale.

Trendi i cekur në rrjetet sociale ka të bëjë me shpërndarjen e fotografive të mëparshme dhe krahasimin e tyre me fotografi më të reja.


Në këtë mënyrë, Reguilon ka zgjedhur të postojë një fotografi nga mosha rinore, në të cilën shfaqet me Bale te Real Madridi.

(Foto: Twitter/Tottenham Hotspur)

Ndërsa fotografia e dytë vjen nga tuneli i stadiumit të Tottenham Hotspur, ku dy futbollistët u prezantuan si lojtarë të rinj të Spursave.

Pikërisht të dy këta futbollistë në muajin e kaluar vendosën të largoheshin nga Los Blancos dhe të bashkoheshin në Ligën Premier.

23-vjeçari Reguilon ka qenë në Akademinë e Realit nga viti 2005 deri në vitin 2015 kur iu bashkua ekipit B pastaj është huazuar në klube të ndryshme. Ndërkaq, Bale ishte pjesë e Los Blancos nga viti 2013 kur edhe iu bashkua pikërisht nga Tottenhami. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/sergioregui)

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori