LAJMI I FUNDIT:

Under: Refuzova Cityn për Romën, Messi më i mirë se Ronaldo

Under: Refuzova Cityn për Romën, Messi më i mirë se Ronaldo
Cengiz Under duke festuar golin ndaj Veronas (Foto: Getty Images)

Sulmuesi i Romës, Cengiz Under, ka zbuluar se ka refuzuar ofertën nga Manchester City vetëm për t’iu bashkuar klubit italian.

Me këtë rast pasi romakët të mërkurën ndaj Barcelonës, turku tha se Lionel Messi është më i miri në botë.


“Kam pranuar një ofertë nga Manchester City, por nuk e pranova”, ka thënë Under për Spor Arena Plus.

Under është bërë një lojtar kryesor te Roma (Foto: Getty Images)

“Projekti dhe sjella e Romës ishin të rëndësishme për mua, tani me shitjen e Salah skuadra vetëm sa u përputh me karakteristikat e mia”.

“Monchi tha se mund të isha i rëndësishëm për të ardhmen e kësaj skuadre. Kurse për Di Francescon mund të them se është një trajner i shkëlqyeshëm që i jep shumë rëndësi disiplinës dhe punës taktike”.

Under kur iu bashkua Romës gjatë verë, tregon momentin e paharrueshëm kur u takua me Francesco Totti.

Cengiz Under duke festuar golin ndaj Beneventos në Serie A (Foto: Getty Images)

“Një ditë kur dola nga dushi pas stërvitës Monchi më tha se duhet të takohësha me dikë. Shkova me atë dhe ishte Totti, ishte shumë emocionuese. Ndihem i pafat se nuk arrita të luaj me atë”.

“Lionel Messi? Jam rritur duke shikuar videot e tij. Kam respekt për Ronaldon, por Messi është më i miri në botë”, shtoi Under. /Telegrafi/