LAJMI I FUNDIT:

Refuzohet oferta e parë e Unitedit për Wan-Bissakan

Refuzohet oferta e parë e Unitedit për Wan-Bissakan

Manchester Unitedi po e kërkon me ngulm transferimin e Aaron Wan-Bissakas nga Crystal Palace, mirëpo duhet të ofrojë një shumë të lartë parash për shërbimet e tij.

Djajtë e Kuq janë duke e kërkuar transferimin e mbrojtësit anglez, mirëpo oferta e parë prej 45 milionë eurove, është refuzuar nga rivali i Ligës Premier.


Crystal Palace ia ka bërë të ditur Manchester Unitedit se për ta transferuar Wan Bissakan, duhet të paguajnë rreth 75 milionë euro.

Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Ole Gunnar Solskjaer po e dëshiron me ngulm transferimin e mbrojtësit anglez, mirëpo Palace kërkon që disa lojtarë të përfshihen në marrëveshje, nëse nuk paguhet shuma e kërkuar.

Crystal Palace e njofton Unitedin rreth çmimit të Aaron Wan-Bissakas
Lexo po ashtu Crystal Palace e njofton Unitedin rreth çmimit të Aaron Wan-Bissakas

Unitedi mund të pajtohet që të ofrojë 45 milionë euro dhe dy lojtarë për t’i marrë shërbimet Wan-Bissakas, ofertë kjo që mund të arrihet në javën e ardhshme.

Oferta e parë për anglezin tashmë është refuzuar nga Crystal Palace, ndërsa bordi i Djajve të Kuq i ka dhënë mbështetje të plotë Solskjaerit për transferimet që i dëshiron në verë, në mënyrë që të bëjë një revolucion në skuadër dhe të kthehen sërish në luftë për titullin e Ligës Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori