LAJMI I FUNDIT:

Rebelimi i ‘Samurajëve të Bundesligës’ – tetë prej tyre që mundën Gjermaninë luajnë në elitën e futbollit të këtij vendi

Rebelimi i ‘Samurajëve të Bundesligës’ – tetë prej tyre që mundën Gjermaninë luajnë në elitën e futbollit të këtij vendi

Japonia ka tetë futbollistë, që luajnë në Bundesliga, të cilët ‘u rebeluan’ në Doha dhe realizuan një nga fitoret më të paharrueshme në historinë e tyre, duke u cilësuar si befasi e dytë e madhe në këtë start të Kampionatit Botërorit të Katarit, pas triumfit të Arabisë Saudite ndaj Argjentinës.

Ritsu Doan dhe Takuma Asano, të cilët luajnë te Freiburg dhe Bochum, nënshkruan rikthimin ndaj Gjermanisë për ekipin që në Rusi 2018 ishte shumë afër të mposhtnin Belgjikën për të kaluar në çerekfinale.


Ko Itakura, Wataru Endo, Daichi Kamada, Ao Tanaka, Maya Yoshida dhe Hiroki Ito janë lojtarë të tjerë që fitojnë jetesën dhe rriten në botën e futbollit gjerman.

Japonezët nuk u dorëzuan kurrë

Ata kishin paralajmëruar së bashku me trajnerin e tyre Hajime Moriyasu për ambiciet që kishin në Botërorin e Katarit. Me përvojën e tyre në Bundesligë dhe në turneun e fundit të Kupës së Botës ata nuk u mundën në ndeshjen hapëse, madje e fituan.

Marrim shembull Kubon, i cili po zhvillon karrierën e tij në Spanjë, si fëmijë në La Masia, më pas në Real Madrid, Mallorca apo Real Sociedad. Ai kishte paralajmëruar më parë se duhet të dinin të luanin ‘truket’ e tyre, të bënin sa më pak gabime dhe të kinin durim.

Dhe gjithçka u përmbush në mënyrë perfekte. Edhe pse ata bënë një gabim dhe e paguan me penalltinë që e lejoi Gjermaninë të kalonte në avantazh me anë të Ilkay Gündogan. Por ata ditën të ishin të durueshëm, t’i rezistonin sulmeve të gjermanëve dhe midis besimit të tyre të palëkundur dhe gabimeve të djemve të Hansi Flick, ata qëndruan në lojë derisa vulosën një rikthim të madh.

Doan dhe Asano, të cilët e nisën nga stoli, u futën në lojë dhe bënë rikthimin e çmendur me tifozët japonezë që ishin të habitur dhe tifozët gjermanë që kishin heshtur. Kjo fitore do t’i ndihmojë Japonisë që të bëjë hapin tutje drejt raundit të 1/16.

Vikend pas vikendi, lojtarët japonezë që luajnë në Bundesliga ndeshjen me skuadra të mëdha dhe të fuqishm si Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, dominuesit e garave gjermane, veçanërisht të parën.

Në Doha ata mundën të Gjermaninë, që u paraqit me bazën e kampionit bavarez dhe që nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të dorëzohej me stil.

Japonia shikon vetën në mesin e 16-të më të mirave 

Fitorja i lejon japonezët të shohin sërish fazën e 16 më të mirave, megjithëse kanë përpara pengesat e Kosta Rikës dhe Spanjës.

Me besimin që kanë marr nga kjo fitore ndaj Gjermanisë dhe tre pikët, ‘Samurajët e Kaltër’ kanë paraqitur me stil kandidaturën e tyre.

Japonia po garon për të shtatën herë radhazi në Kupën e Botës dhe është një nga fuqitë kryesore në Azi .

Tri herë kanë arritur t’i kalojnë grupet si mikpritës në vitin 2002, në Afrikën e Jugut 2010 dhe në Rusi 2018. Më pas u ndaluan nga Turqia, Paraguai dhe Belgjika.

Rruga ka filluar në mënyrën më të mirë për skuadrën e përzgjedhësit Hajime Moriyasu.

“Arkitekti” i kësaj Japonie ishte një mesfushor që arriti të fitonte Kupën e Azisë në vitin 1992 – e para që arriti ekipi japonez – dhe si trajner fitoi gjithçka në Japoni me Sanfrecce Hiroshima përpara se të merrte drejtimin e kombëtares në vitin 2018.  Një ekipi që tashmë ka bërë histori në Katar 2022 me fitoren e tyre kundër një fuqie historike si Gjermania. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori