LAJMI I FUNDIT:

Realizimi i një ëndrre: A do të bashkohet Mauro Icardi me Juvenusin?

Realizimi i një ëndrre: A do të bashkohet Mauro Icardi me Juvenusin?

Mauro Icardi duket drejt rikthimit në Itali, ku sulmuesi argjentinas është afër të përmbush një ëndërr të vjetër duke u bashkuar me Juventusin, ndërsa tek tani duket se janë pjekur të gjithë kushtet për t’u kompletuar transferimi i tij te klubi bardhezi.

Zonja e Vjetër e kërkoi Icardin edhe në verën e 2019, por atëherë ishte Interi që nuk donte ta shiste te një rival direkt dhe në këtë mënyrë argjentinasi u transferua në kampionatin francez, te Paris Saint Germain.


Aktualisht Jucventus është në kërkim të dëshpëruar për një sulmues që të udhëheqë repartin dhe skuadrën me golat e tij, ndërsa Icardi ka përfunduar në bankinë te PSG-ja dhe synon një ekip ku të mund të luajë rregullisht.

Megjithatë për momentin problem mbetet fakti që Juventusi nuk ka luksin të paguajë rreth 45-50 milionë euro që PSG-ja kërkon për Icardin dhe kërkon ta marrë në huazim deri në fund të sezonit, ndërsa klubi francez synon shitjen e menjëhershme.

Gjithsesi palët kanë nisur negociatat dhe në ditët e ardhshme pritet të ketë të reja.

Icardi mezi pret të rikthehet në Serie A, kampionat ku ka bërë shumë mirë me fanellën e Interit dhe tani do të kërkojë të tregojë veten edhe me Juventusin. /Telegrafi/