LAJMI I FUNDIT:

Reali do të tentojë transferimin e Aouar, por fillimisht duhet t’i shes katër futbollistë

Reali do të tentojë transferimin e Aouar, por fillimisht duhet t’i shes katër futbollistë
Houssem Aouar. (Photo by Franck Fife/Pool via Getty Images)

Houssem Aouar është njëri nga mesfushorët më të kërkuar nga klubet e mëdha.

Pas shkëlqimit me Olympique Lyon në dy vitet e fundit, francezi i talentuar ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.


Juventus, Arsenal dhe Manchester City mbeten ekipet favorite, por së fundmi në garë është futur edhe Real Madrid.

Marca ka raportuar se Los Blancos janë të gatshëm të nënshkruajnë me lojtarin, pasi ai pëlqehet shumë nga Zinedine Zidane.

Houssem Aouar . (Photo by Franck Fife/Pool via Getty Images)

Megjithatë kampionët e shumëfishtë të Evropës fillimisht duhet të shesin para se ta transferojnë francezin.

Sipas asaj që ka raportuar Marca, Real Madridi fillimisht po mendon shitjen e katër futbollistëve si Gareth Bale, Mariano Diaz, Sergio Reguilon dhe Borja Mayoral.

Nëse shitën këta futbollistë, atëherë Los Blancos janë të gatshëm t’i përmbushin kërkesat e Lyonit për Aouar.

Skuadra franceze i ka bërë të qartë klubeve të interesuara se për ta lënë të lirë 22-vjeçarin duan 55 milionë euro. /Telegrafi/