Në Estadio Santiago Bernabeu zhvillohet ndeshja e raundit të dytë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe RB Leipzigut.

Kampioni në fuqi i garës më të madhe evropiane për klube ishte komod në triumfin e parë në udhëtim te Celticu dhe ka për qëllim të vazhdojnë me fitore.

Skuadra gjermane regjistroi humbje të thellë në shtëpi nga Shakhtar Donetsku në raundin e parë të Grupit F.

Trajnerët Carlo Ancelotti dhe Marco Rose i kanë caktuar taktikat dhe lojtarët për këtë ndeshje të rëndësishme.


Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Rudiger, Nacho, Alaba; Modric, Tchouameni, Camavinga; Fede Valverde, Rodrygo, Vinicius.

Formacioni startues i RB Leipzigut: Gulacsi; Simakan, Diallo, Orban, Raum; Haidara, Schlager; Nkunku, Forsberg, Szoboszlai; Werner.


/Telegrafi/