LAJMI I FUNDIT:

Reali synon të fitojë 100 milionë euro nga shitja e tre futbollistëve

Reali synon të fitojë 100 milionë euro nga shitja e tre futbollistëve

Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin te Real Madridi për edicionin 2021/22.

Zinedine Zidane tanimë është larguar zyrtarisht, derisa rrugën e trajnerit pritet ta ndjekin edhe disa futbollistë.

E përditshmja spanjolle AS ka raportuar se Los Blancos synojnë fillimisht nga shitja e tre yjeve të skuadrës të fitojnë 100 milionë euro.

Mbrojtësit Raphael Varane dhe veterani brazilian Marcelo janë të parët që do të largohen.

Ndërkohë në listën e transferimeve ndodhet edhe emri i mesfushorit spanjoll Isco Alcoron.

Nga shitja e francezit Varane në Madrid pritet të fitojnë rreth 60 milionë euro, pasi ka shumë skuadra të interesuara për të.

Por problemi qëndron tek dyshja Isco-Marcelo, pasi të dy lojtarët kanë pasur një sezon të dobët.

Isco kërkohet në Itali dhe Angli, por asnjë skuadër nuk është në gjendje të paguajë më shumë se 20 milionë euro për të.

Derisa problemi më i madh qëndron te Marcelo, pasi vështirë të besohet se do të gjendet ndonjë skuadër që paguan miliona euro për një 33-vjeçar i cili për më tepër ka kontratë vetëm edhe një vit me Los Blancos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori