LAJMI I FUNDIT:

Reali po mendon ta aktivizojë klauzolën për rikthimin e Sergio Reguilon

Reali po mendon ta aktivizojë klauzolën për rikthimin e Sergio Reguilon

Sergio Reguilon është duke kaluar vitin e tij të dytë në skuadrën angleze Tottenham Hotspur pas bashkimit nga Real Madridi në vitin 2020.

Mbrojtësi i majtë spanjoll ka shkëlqyer në Londër që nga transferimi në vitin 2020 dhe është njëri nga mbrojtësit e majtë më të mirë në Angli.


Spurs kishin paguar 30 milionë euro për transferimin e anësorit, por Real Madridi ka ruajtur të drejtën e riblerjes së futbollistit.

Braziliani Marcelo do të largohet në verë pasi i përfundon kontrata me madrilenët derisa në atë pozitë do të mbetet vetëm Ferland Mendy.

Kësisoj Los Blancos po synojnë afrimin e Reguilon pas kanë një klauzolë e cila i lejon ata ta blejnë lojtarin për 40 milionë euro.

25-vjeçari ka deklaruar se një dit dëshiron të rikthehet në Santiago Bernabeu dhe pritet ta pranojë ofertën e Los Blancos.

Reguilon këtë edicion ka zhvilluar 24 ndeshje me Spurs, ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/