LAJMI I FUNDIT:

Reali mendon transferimin e brazilianit Antony

Reali mendon transferimin e brazilianit Antony

Vazhdon dashuria e Real Madridit për futbollistët brazilianë.

Pas Marcelos, Vinicius Jr, Militaos, Casemiros e Rodrygos, në Santiago Bernabeu mund të zbarkojë një tjetër brazilian.


Mediat spanjolle kanë raportuar se Reali është duke punuar për transferimin e sulmuesit Antony, që po shkëlqen me Ajaxin.

Los Blancos janë të gatshëm ta shesin në janar te Arsenali Marcos Asension dhe Antony po shihet si zëvendësuesi i tij.

Skautët e gjigantit spanjoll e kanë përcjellë në disa ndeshje lojtarin dhe janë të bindur se Antony se ai do të jetë një nga yjet e mëdha të futbollit në të ardhmen.

21-vjeçari ka shkëlqyer në 12 ndeshjet e para këtë edicion me katër gola e pesë asistime me fanellën e Ajaxit.

Kampioni i shumëfishtë i Spanjës është gati të shpenzojë 40 milionë euro për të nënshkruar me të.

Gjithsesi në garë për anësorin fantastik mbetën edhe skuadra tjera të më mëdha si Bayern Munich,  Liverpool, Chelsea e Borussia Dortmund. /Telegrafi/