Vinicius Junior mund të largohet nga Real Madridi, pasi nuk shihet më si një lojtar i paprekshëm.

Sulmuesi brazilian besohet se është në shitje dhe mediat spanjolle raportojnë se Los Blancos janë të gatshëm për t’i dëgjuar ofertat.

Tri skuadra të mëdha evropiane janë vënë pas reprezentuesit brazilian.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Paris Saint Germain mbetet ekipi më i interesuar për lojtarin pasi e duan në kryeqytetin francez prej kohësh.

Por së fundmi garës i janë bashkuar edhe dy gjigantët anglez, Liverpool dhe Arsenal.

Kampioni në fuqi i Spanjës, Real Madrid është i gatshëm ta shes brazilianin dhe po pret ofertën e duhur.

Por besohet se Los Blancos nuk do të dorëzohen për ofertat që janë nën 65 milionë euro për yllin e tyre.

20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 23 ndeshje me Los Blancos ku ka shënuar tre gola e ka bërë tre asistime. /Telegrafi/