Real Madridi po vazhdon primatin në La Liga duke regjistruar fitoren e radhës në kampionat. Los Blancos mposhtën Elchen në udhëtim me rezultat 3-0.

Reklama

Në ndeshjen e zhvilluar në Estadio Manuel Martinez Valero, kampioni i Spanjës ishte bindës në fitoren e arritur me një gol në fraksionin e parë dhe dy në të dytin.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 11-të, kur Federico Valverde shfrytëzoi një top të kthyer për ta dërguar në rrjetë.

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Në vazhdim, mysafirëve iu anuluan dy gola pas konsultimit të VAR-it për shkak të pozitës jashtë loje.

Nuk mund të mungonte goli i ‘Topit të Artë’, Karim Benzema, në këtë sfidë. Sulmuesi francez kombinoi me Rodrygon për ta dyfishuar epërsinë (72’).

Reklama

Rezultatin përfundimtar e vendosi Marco Asensio (89’), i cili shënoi pas një tjetër asistimi nga Rodrygo.

Reklama

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Real Madridi ka arritur nëntë fitore dhe vetëm një barazim në dhjetë sfidat e para në La Liga, ndërsa me 28 pikë udhëheq në tabelë me gjashtë pikë më shumë se Barcelona (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar).

Për Elchen, kjo ishte humbja e shtatë këtë sezon, ndërsa numëron vetëm tri pikë nga tri barazime. /Telegrafi/