ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Mbretërit kaluan herët në epërsi (11’) përmes Cristiano Ronaldos, i cili realizoi nga penalltia, ndërsa në zonë ishte ndalur në mënyrë të parregullt Angel di Maria.


los1

Di Maria ishte asistues edhe në golin e dytë, të cilin e realizoi Mesut Ozil (19’), ndërsa Parejo vendosi rezultatin përfundimtar të pjesës së parë prej 2-1 (29’).

Një asistim të bukur të Karim Benzemas e shfrytëzoi Cristiano Ronaldo për shënuar golin e tretë për mysafirët (57’) dhe për të vulosur rrjedhën e këtij takimi.

los2

Mirëpo, gjërat u përkeqësuan për Los Blancos pas përjashtimit të Alvaro Arbeloas me kartonin e dytë të verdhë (82’) dhe pas ngushtimit të rezultatin nga Juan Albin (85’).

Megjithatë, Mbretërit menaxhuan që deri në fund ta ruajnë epërsinë që u solli tre pikë të reja në kampionat.

Pas kësaj fitoreje, Reali ngritet në kuotën e 44 pikëve, dy më pak se Barcelona që mban pozitën e parë.

riki

Vlen të përmendet që pas një mungese të gjatë, në këtë takim u kthye nga lëndimi ylli brazilian Ricardo Kaka, i cili u inkuadrua në vend të Karim Benzemas në minutën e 76-të, ndërsa pati një rast shumë të mirë në minutat shtesë të ndeshjes. /Telegrafi/

telegrafi sport app