LAJMI I FUNDIT:

Reali dhe Atletico në ‘luftë’ për sulmuesin e Wolvesit, Raul Jimenez

Reali dhe Atletico në ‘luftë’ për sulmuesin e Wolvesit, Raul Jimenez

Real Madridi dhe Atletico Madridi janë gati të tentojnë transferimin e sulmuesit meksikan, Raul Jimenez.

Ylli i Wolverhampton Wanderers është një emër i nxehtë për afatin kalimtar të verës.


Jimenez ka shijuar një sezon mbresëlënës për Wolves, duke ndihmuar ekipin të premtojë pozicione të mira në Ligën Premier dhe Ligën e Evropës këtë sezon.

United po konsideron transferimin e dy yjeve të Wolves
Lexo po ashtu United po konsideron transferimin e dy yjeve të Wolves

Sipas mediumit Sport Mole, dy klubet e Madridit po shikojnë me vëmendje qendërsulmuesin për afatin e verës.

Reali ka nevojë për një zëvendësim për nënshkrimin e fundit Luka Jovic, të cilin ata me shumë gjasë do të largojnë, ndërsa Atletico e sheh Jimenezin si një pasues të Diego Costas.

Meksikani ka shënuar 39 gola në 87 paraqitje në të gjitha garat që nga shkuarja te Ujqit në vitin 2018.

Ai më parë ka shprehur interesim për të kaluar në një klub më të madh, ndërsa në këtë verë mund t’i ofrohet kjo mundësi. /Telegrafi/