LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi ulë çmimin e Gareth Bale, shpreson ta shes gjatë verës

Real Madridi ulë çmimin e Gareth Bale, shpreson ta shes gjatë verës
Gareth Bale (Getty Images)

Klubi i madh spanjoll, Real Madridi e ka vë në shitje përfundimisht yllin uellsian, Gareth Bale dhe shpreson ta shes gjatë afatit kalimtar veror.

Ylli uellsian nuk po arrin të gjej formën më të mirë te Real Madridi dhe një pjesë të fajit e kanë lëndimet e shpeshta.


Këto lëndime dhe mungesat e gjata të Bale kanë bërë që Mbretërit të mendojnë largimin e tij nga Santiago Bernabeu.

Man Utd përfshinë Pogban në ofertën për Bale
Lexo po ashtu Man Utd përfshinë Pogban në ofertën për Bale

Skuadrat e interesuara për Bale janë të shumta, por çmimi prej 100 milionësh i kërkuar nga Reali kishte distancuar ato.

Bale do të largohet nga Santiago Bernabeu (Getty Images)

Megjithatë, sipas mediumit spanjoll Don Balon, Los Blancos kanë vendosur ta ulin çmimin e Bale për t’i nxituar skuadrat për transferimin e tij.

Ky medium raporton se Reali tani kërkon vetëm 70 milionë euro për shërbimet e uellsianit, por qëllimi është të fitojë më shumë se kjo shifër.

Valdano: Asgjë që Bale bën nuk vlen 100 milionë euro
Lexo po ashtu Valdano: Asgjë që Bale bën nuk vlen 100 milionë euro

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dëshiron që Bale të largohet këtë verë, por e kupton se çmimi i tij i ka larguar ekipet.

Duke ulur çmimin, Perez shpreson të shkaktojë një luftë ofertash midis klubeve në mënyrë që nga ndonjë ankand i mundshëm të rifitojë shpenzimin prej 100 milionë eurosh të bërë për transferimin e tij nga Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori