LAJMI I FUNDIT:

Valdano: Asgjë që Bale bën nuk vlen 100 milionë euro

Valdano: Asgjë që Bale bën nuk vlen 100 milionë euro
Gareth Bale (Getty Images)

Ylli uellsian, Gareth Bale është goditur me akuza nga ish-lojtari dhe trajneri i Real Madridit, Jorge Valdano.

Los Blancos investuan një tarifë rekorde të transferimeve në sulmuesin uellsian në 2013 duke paguar 100 milionë euro te Tottenham Hotspur.


Megjithatë, forma e tij ka qenë shumë e luhatshme dhe Bale asnjëherë nuk ka arritur të bëhet lider i Mbretërve.

Përkeqësohen marrëdhëniet Bale-Zidane, ylli uellsian pritet të largohet në verë
Lexo po ashtu Përkeqësohen marrëdhëniet Bale-Zidane, ylli uellsian pritet të largohet në verë

Bale ka gati 200 paraqitje për klubin dhe i ka ndihmuar ata të fitojnë në La Liga, Copa del Rey dhe triumfet e Kupës së Botës për Klube, së bashku me tre kurora të Ligës së Kampionëve, por kjo nuk po e bind Valdanon.

Sipas ish-lojtarit dhe trajneri të Realit, Valdanos, Bale nuk mund ta bëjë veten te vlejë 100 milionë,

“Asgjë që Bale bën nuk vlen 100 milionë euro dhe kjo është etiketa e çmimit që mbart në fanellën e tij”, ka thënë fillimisht Valdano për El Transistor.

Arsenali i bashkohet garës për transferimin e Bale
Lexo po ashtu Arsenali i bashkohet garës për transferimin e Bale

Për dallim prej Bale, Valdano ka folur me elozhe për sulmuesin portugez, Cristiano Ronaldon, për të cilin ka thënë së qëndron ende mirë fizikisht.

Ndryshe, Bale ka gjasa reale të largohet nga Santiago Bernabeu këtë verë, teksa nuk mugojnë skuadrat e interesuara për shërbimet e tij. /Telegrafi/