LAJMI I FUNDIT:

Përkeqësohen marrëdhëniet Bale-Zidane, ylli uellsian pritet të largohet në verë

Përkeqësohen marrëdhëniet Bale-Zidane, ylli uellsian pritet të largohet në verë

Raportet e freskëta të mediave në Spanjë sugjerojnë se Gareth Bale do të largohet nga Real Madrid këtë verë, duke përmendur marrëdhënien e tij në përkeqësim me trajnerin Zinedine Zidane.

Mediumi spanjoll Diario AS i referohet sulmuesit të Uellsit, i cili nuk luajti asnjë minutë me fitoren 3-0 në ndeshjen ndaj Juventusit të martën, si treguesi më i qartë që ende nuk ka rrugë për lojtarin.

Raporti i këtij mediumi thekson se si kjo është hera e parë që 28-vjeçari nuk është paraqitur për Real Madridin në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, pavarësisht se është plotësisht i aftë.

Bale aspak i lumtur me qëndrimin në stol, nuk i gëzohet golit të parë të Real Madridit
Lexo po ashtu Bale aspak i lumtur me qëndrimin në stol, nuk i gëzohet golit të parë të Real Madridit

Isco dhe Karim Benzema ishin të preferuarit për të mbështetur Cristiano Ronaldon në sulm, ndërsa agjencia e lajmeve me bazë në Madrid përsërit përsëri se si klubi synon të shesë Bale këtë verë.

Bale nuk po përjeton kohë aspak të mirë te Reali këtë sezon (Getty Images)

Ata raportojnë se Los Blancos vitin e kaluar donin të nënshkruanin me Kylian Mbappe nga Monaco dhe lejuan të largojnë Balen për të lehtësuar marrëveshjen ekonomikisht.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk ndodhi pasi nuk pati blerës serioz në Bale dhe Mbappe vendosi të transferohet te Paris Saint-Germain.

Benzema nuk e lejoi Balen ta gjuajë penalltinë e parë, por e la ta merrte të dytën
Lexo po ashtu Benzema nuk e lejoi Balen ta gjuajë penalltinë e parë, por e la ta merrte të dytën

Tani, marrëdhëniet midis Bale dhe Zidane thuhet se janë përkeqësuar më tej dhe ai pritet sigurt të largohet nga Santiago Bernabeu këtë verë.

Skuadrat më të interesuara për transferimin e Bale janë ato angleze si Manchester Unitedi, Chelsea dhe Arsenali, por pa përjashtuar edhe Tottenhamin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori