LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi pas dyshes së Monacos

Real Madridi pas dyshes së Monacos

Dyshja e Monacos, Kylian Mbappe dhe Bernardo Silva të dy kanë rënë në radarin e Real Madridit, pas një serie të shfaqjeve mbresëlënëse këtë sezon.

Real Madrid po mendon edhe për sezonin e ardhshëm, ku priten shumë ndryshime në skuadër, largime të mëdha, por edhe afrime.


Kështu, sipas gazetës spanjolle ‘Marca’, Los Blancos janë duke menduar të lëvizin për dy yjet që kanë ndihmuar Monacon të jenë në krye të Ligue 1 dhe ta dërgojnë në të 16-tën e Ligës së Kampionëve këtë sezon, përcjell Telegrafi.

Perez mendon përsëri një skuadër galaktikësh, Hazard në krye të dëshirave
Lexo po ashtu Perez mendon përsëri një skuadër galaktikësh, Hazard në krye të dëshirave

Ylli portugez, Silva u bashkua me liderët francezë të ligës nga Benfica për një tarifë prej 16 milionë euro në janar të vitit 2015, ndërsa Mbappe ka shënuar 12 herë në 25 paraqitje këtë sezon pas daljes përmes sistemit të të rinjve të klubit.

Të dy lojtarët kanë kapur sytë e skautëve të Madridit që kanë frekuentuar ndeshjet e francezëve këtë sezon dhe dyshja kanë bindur me paraqitjet e tyre në futbollin evropian së bashku me Tiemoue Bakayoko dhe Thomas Lemar.

Wenger: Mbappe si Henry, sigurisht që jemi pas tij!
Lexo po ashtu Wenger: Mbappe si Henry, sigurisht që jemi pas tij!

Raporti shton se fituesit e Ligës së Kampionëve dhe udhëheqësit aktual të La Ligas janë veçanërisht të prirur për të kryer sa më shpejt punë rreth transferimeve, pasi kanë marrë mësim nga humbja e dy yjeve të mëdha që kishte objektiv, Ousmane Dembele dhe Alexander Isak, të cilët janë transferuar në Borussia Dortmund.

Për t’i transferuar këtë dyshe, Realit do t’i duhet të shpenzoj se paku se 80 milionë euro, pasi të dy futbollistët llogariten minimalisht nga 40 milionë euro nga Monaco. /Telegrafi/