LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi nuk shqetësohet me hyrjen e Barcelonës në garë për Mbappen

Real Madridi nuk shqetësohet me hyrjen e Barcelonës në garë për Mbappen

Barcelona thuhet se është shfaqur si kandidat i mundshëm për të nënshkruar me Kylian Mbappe në një transferim të lirë në verë, por Real Madridi nuk shqetësohet se Blaugranët potencialisht mund të rrëmbejnë nënshkrimin e tij.

Klubi mbretëror është i vetëdijshëm se Mbappe është i përkushtuar për t’iu bashkuar Los Blancos, ndërkohë që njerëzit në Real Madrid besojnë se Paris Saint-Germain ka lëshuar vetë këtë informacion për interesimin e supozuar të Barcelonës.


Sipas gazetës Marca, ata mendojnë se artikulli i publikuar nga gazeta franceze L’Equipe është përpjekja e fundit e PSG-së për të parandaluar largimin e Mbappes nga klubi dhe qëndrimin në Paris.

L'Equipe: Barcelona pengon Real Madridin për të nënshkruar me Kylian Mbappen
Lexo po ashtu L'Equipe: Barcelona pengon Real Madridin për të nënshkruar me Kylian Mbappen

Barcelona dhe Real Madridi gjithmonë kërkojnë të plotësojnë nevojat e tyre, por të gjithë e kuptojnë se Los Blancos janë skuadra e vetme spanjolle që ka qenë pas Mbappes dhe se çdo lëvizje nga Barça do të shërbente vetëm për të penguar dhe turbulluar një marrëdhënie që duket e rrjedhshme dhe e qetë, pavarësisht fotografisë së Joan Laporta me katër gishta lartë në fushën e Santiago Bernabeut pas fitores 4-0 në El Clasico.

Në rast se Barcelona do të shfaqet vërtet si kërkues i mundshëm të Mbappes, Real Madridi do të dijë detajet e lëvizjes së klubit katalunas dhe sa i përkushtuar është 23-vjeçari për të realizuar ëndrrën e tij për t’u bashkuar me Los Blancos.

Lëvizje e rrezikshme

Drejtuesit e Real Madridit dhe Barcelonës kanë rënë dakord të mos ndërhyjnë as kur rivalët e tyre vendas janë në bisedime me një objektiv të caktuar ose në rast se lojtarëve të dy skuadrave u ka mbetur vetëm një vit kontratë.

Nëse Barcelona e prish këtë marrëveshje dhe shkon për Mbappen, ata do të shkojnë në një rrugë të rrezikshme, veçanërisht pasi nuk kanë rinovuar ende kontratat me Gavin dhe Ronald Araujon, marrëveshjet e të cilëve skadojnë në 2023.

Real Madrid dhe Barcelona nënshkruajnë një marrëveshje për të mos kërkuar lojtarët e njëra-tjetrës që janë nën kontrata
Lexo po ashtu Real Madrid dhe Barcelona nënshkruajnë një marrëveshje për të mos kërkuar lojtarët e njëra-tjetrës që janë nën kontrata

Ndërkohë që të dyja skuadrat kanë shprehur interesim për Erling Haaland, pasi Laporta ka shfrytëzuar marrëdhëniet e mira me Mino Raiolën, por në shumë prej atyre takimeve me agjentin italian është diskutuar për lojtarë të tjerë dhe jo për sulmuesin norvegjez.

Real Madridi konsideron se pjesa më e madhe e terrenit është hedhur dhe numërimi mbrapsht për ardhjen e Mbappen te Los Blancos ka nisur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Liga e Kampionëve
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori