Është shkruar shumë për transferimet e mundshme në Real Madrid këtë verë, ku pritet të ketë ardhje të mëdha, por edhe largime të bujshme.

Eden Hazard është praktikisht i konfirmuar, Paul Pogba është dëshira më e madhe e Zinedine Zidanes, Ferland Mendy shihet si një konkurrent ideale për Marcelo dhe Luka Jovic konsiderohet njeri prej sulmuesve më të mirë, për ta ndihmuar Karim Benzeman në sulm.

Por realiteti është se para se të vijë dikush, disa lojtarët duhet të shkojnë.

Zinedine Zidane. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

Klubi po përpiqet të gjejë “shtëpi të reja” për 14 lojtarë të tanishëm, shumë prej të cilëve nuk janë në planet e Zidanes në sezonet e ardhshme.

Të konfirmuarit dhe ardhjet

Mbrojtja me Mendyn, që do të bashkohet me emra si Dani Carvajal, Alvaro Odriozola, Sergio Ramos, Raphael Varane, Nacho, Marcelo dhe Eder Militao.

Mesfusha është tjetër pozitë ku mund të shfaqen fytyra të reja.

Pogba kryeson listën, por gjithashtu janë menduara edhe emra si Donny van de Beek, Miralem Pjanic dhe Christian Eriksen.

Pogba e Eriksen, dyshja e preferuar e Realit

Secili prej atyre emrave mund t’i bashkohet Toni Kroosit, Casemiros, Luka Modricit, Fede Valverdes dhe Marco Asensios.

Në krye me Karim Benzema, Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes do të jenë të pranishëm Hazard dhe Jovic, sipas gjitha gjasave.

Largimet

Gjendja e Keylor Navas është e ditur tashmë, ashtu siç është edhe e Gareth Bale.

Jesus Vallejo dhe Sergio Reguilon janë dy të tjerë që klubi do t’i largojë nga ‘Santiago Bernabeu’ dhe Theo Hernandez nuk ka gjasa të kthehet.

Jesus Vallejo. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

Dani Ceballos dhe Marcos Llorente nuk janë në planet e Zidane, ndërsa Mateo Kovacic, James Rodriguez, Martin Odegaard dhe Oscar Rodriguez kanë gjasa të shiten në klube tjera.

Mariano . (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

Raul de Tomas dhe Borja Mayoral do të kthehen, por Isco mund të largohet, pavarësisht se dëshiron të mbetet.

Edhe Lucas Vazquez është duke u përballur me dilema të mëdha.

Marco Asensio. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Lista e dyshimeve është e plotësuar me Brahim Diazin dhe Mariano Diazin, të cilët nuk kanë dhënë atë që është pritur në këtë sezon.

Më poshtë i gjeni në grafikë gjendjen e secilit lojtarë. Me të gjelbër do të qëndrojnë, e kuqja larohen, ndërsa me ngjyrë portokall ende në mëdyshje.  /Telegrafi/

Portierët

Mbrojtja 

Mesfusha 

Sulmi