Real Madridi kanë vendosur dy alternativa befasuese në rast se nuk arrijnë ta emërojnë Jose Mourinhon si trajnerin e ri.

Raportohet se Mourinho ka qenë në bisedime me Realin prej javësh për të zëvendësuar Alvaro Arbeloan në fund të sezonit aktual.


Trajneri portugez, i cili aktualisht është në krye të Benfikës, e ka mohuar disa herë publikisht se ka folur me presidentin e klubit, Florentino Perez, por sipas BBC Sport, ai tani ndodhet në “negociata finale” për t’u rikthyer në “Bernabeu”, në atë që do të ishte periudha e tij e dytë në krye të Real Madridit.

Sipas gazetarit spanjoll Raul Varela, Reali ka identifikuar dy alternativa “të papritura” në rast se negociatat për emërimin e Mourinhos dështojnë papritur.

Njëra prej tyre është legjenda e klubit, Raul, i cili më parë e ka drejtuar skuadrën Castilla për gjashtë vite, nga 2019 deri në 2025.

Spanjolli u largua plotësisht nga klubi pasi u anashkalua për postin e trajnerit të Realit, në favor të Xabi Alonsos verën e kaluar.

Gjatë drejtimit të tij, Castilla humbi dy herë në “play-off”-et për ngjitje nga kategoria e tretë.

Alternativa e dytë, ndërkohë, është trajneri amerikan Pellegrino Matarazzo, rritja e shpejtë e të cilit në hierarkinë e futbollit bëri që ai të emërohej trajner i Real Sociedadit vitin e kaluar.

48-vjeçari e udhëhoqi Sociedadin drejt triumfit në Kupën e Mbretit më herët këtë vit, duke u bërë amerikani i parë që fiton një trofe në njërën nga pesë ligat kryesore të Europës.

Sociedadi aktualisht ndodhet në vendin e tetë në La Liga dhe është në rrugën e duhur për t’u kualifikuar në Ligën e Konferencës sezonin e ardhshëm, megjithëse mund të sigurojë edhe një vend në Ligën e Evropës, në varësi të rezultateve në ndeshjet e tjera.

Varela pretendon se Matarazzo shihet si një “opsion modern” jo nga Perez, por nga një prej “këshilltarëve të tij më të besuar”./Telegrafi/

telegrafi sport app