LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi ka arritur marrëveshje me Dortmundin për të nënshkruar me Bellingham

Real Madridi ka arritur marrëveshje me Dortmundin për të nënshkruar me Bellingham

Real Madrid thuhet se ka arritur një marrëveshje me Borussia Dortmund për të nënshkruar me mesfushorin anglez, Jude Bellingham.

Sipas gazetarit të njohur David Ornstein, tarifa e transferimit është mbi 100 milionë euro, me 19-vjeçarin që do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në ditët në vijim përpara se të përfundojë transferimin e tij.

Raporti gjithashtu thotë se ‘marrëveshja nuk është nënshkruar ende, por kjo është ndër formalitetet që do të pasojnë’.

Gjigantët spanjollë duket se kanë mposhtur në këtë garë një klub si Manchester City, pasi Real Madridin është destinacioni i preferuar i anglezit.

City ishte lidhur me Bellinghamin pasi ata kërkonin të forconin mesfushorin e tyre përpara sezonit të ri. Por, ata nuk paraqitën oferta apo nuk dhanë numra financiarë për Dortmundin e lojtarin në lidhje me një tarifë transferimi apo pagë.

Bellingham bëri emër në klubin e fëmijërisë Birmingham City përpara se Dortmundi ta merrte atë për një transferim me vlerë rreth 30 milionë euro.

Ai ka rritur reputacionin e tij në Gjermani, duke bërë 132 paraqitje për klubin që humbi titullin e Bundesligës në ndeshjen e fundit këtë sezon.

Mesfushori anglez gjithashtu pati paraqitje brilante për Anglinë në Kupën e Botës “Katar 2022” dhe ka 24 ndeshje ndërkombëtare në emër të tij.

Zbulohet lista e re me 10 lojtarët më të vlefshëm në tregun e transferimeve – Haaland rrëmben vendin e parë, Mbappe i dhjeti
Lexo po ashtu Zbulohet lista e re me 10 lojtarët më të vlefshëm në tregun e transferimeve – Haaland rrëmben vendin e parë, Mbappe i dhjeti

Reali është i vendosur të blejë një nga talentet më të mirë në futbollin botëror dhe do të forcojë opsionet e tyre në mesfushë përpara sezonit 2023/24.

Skuadra e La Ligës tashmë ka në dispozicion dyshen franceze Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouamnni.

Për të mos përmendur Federico Valverde si dhe Luka Modric dhe Toni Kroos, të cilët janë të dy ende në klub. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori