LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi e prezanton zyrtarisht Rodrygo Goesin

Real Madridi e prezanton zyrtarisht Rodrygo Goesin
Rodrygo Goes (Foto: Real Madrid/Twitter)

Real Madridi e ka prezantuar edhe zyrtarisht para mediave dhe para tifozëve madrilenë Rodrygo Goes.

Talenti 18-vjeçar e kompletoi transferimin te Los Blancos ditë më parë nga Santos për një shumë që besohet të jetë rreth 45 milionë euro.


Rodrygo ka thënë para mediave se është i lumtur që u transferua te Real Madridi dhe për mundësinë që të luajë në Santiago Bernabeu.

“Përshëndetje, mirëdita të gjithëve! Faleminderit Zotit për atë që ka bërë për mua dhe familjen time! Faleminderit presidentit Perez për besimin që ka treguar ndaj meje dhe shpresoj t’ia shpërblej me shumë gëzime. Hala Madrid!”, ishin fjalët e para të brazilianit.

Real Madridi ka vendosur të thyejë rekordin e shpenzimeve të vitit 2009, transferimet mund të shkojnë deri në 600 milionë euro
Lexo po ashtu Real Madridi ka vendosur të thyejë rekordin e shpenzimeve të vitit 2009, transferimet mund të shkojnë deri në 600 milionë euro

Përpara tij ka thënë disa fjalë edhe presidenti i “Los Blancos”: “Unë do t’ju mbështes me gjithçka, që të bëni histori. Ju, gjithashtu, duhet t’i dini kërkesat maksimale që ekzistojnë në këtë klub. Nuk duhet të harroni asnjëherë shpresat që kanë varur tifozët te ju, si dhe lojtarët e tjerë”.

18 vjeçari u bë golashënuesi më i ri në “Copa Libertadores” dhe që nga debutimi si futbollist profesionist, braziliani ka shënuar 17 gola, duke pasur një rritje të jashtëzakonshme. /Telegrafi/