LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi bën ofertën fillestare për transferimin e Jude Bellingham

Real Madridi bën ofertën fillestare për transferimin e Jude Bellingham

Real Madridi është gati të fillojë zyrtarisht bisedimet e transferimit me Borussia Dortmundin për objektivin e tyre kyç Jude Bellingham.

Los Blancos konsiderohen si favoritët për të nënshkruar me anglezin këtë verë pas tërheqjes së Liverpoolit nga gara për transferimin e 19-vjeçarit.


Pavarësisht përpjekjeve të Dortmundit për të siguruar një zgjatje të kontratës për mesfushorin e tyre, ai tani duket i vendosur të largohet nga Signal Iduna Park.

Real Madridi pritet ta përdor taktikën e Tchouamenit për të nënshkruar me Bellingham
Lexo po ashtu Real Madridi pritet ta përdor taktikën e Tchouamenit për të nënshkruar me Bellingham

Real Madridi është i përgatitur të ndjekë një model të ngjashëm me nënshkrimin e tyre me Aurelien Tchouameni nga Monaco në vitin 2022, duke dërguar personalisht zyrtarë në Gjermani për të nënvizuar angazhimin e tyre ndaj marrëveshjes.

Sipas raportimeve nga mediumi Diario AS, Bellingham ka treguar se zgjedhja e tij është t’i bashkohet Real Madridit, pasi negociatat kalojnë në fazën tjetër.

Real Madridi nuk është aktualisht i gatshëm të përputhet me çmimin e kërkuar prej 150 milionë eurosh të Dortmundit, si pjesë e bisedimeve.

Kështu, drejtuesit e klubit mbretëror kanë vendosur një ofertë fillestare rekord klubi prej 120 milionë eurosh, dhe ata potencialisht do të largohen nëse kjo nuk pranohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori