eksperti-banner

Real Madridi u bë skuadra e parë që luajti në 100 ndeshje të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve kur ata fituan në udhëtim te Atalanta.

Kanë kaluar 25 vjet që kur Raul Gonzalez ia fitoi Los Blancos ndeshjen e parë kundër Juventusit në daljen e tyre të parë në fazat e eliminimit direkt të garës së rinovuar.


13 herë kampionët e Evropës e kanë kaluar fazën e grupeve në të gjitha 25 sezonet e tyre në Ligën e Kampionëve - një rekord unik.

Real Madridi është gjithashtu skuadra e parë (dhe deri më tani e vetme) që ka arritur dhe kaluar 50 fitore në fazën e nokautit, megjithëse Bayerni është vetëm një fitore larg shifrës së 50 fitoreve.

reali 2

Pas Mbretërve, vjen Bayerni me 97 ndeshje në këtë fazë, pastaj Barcelona me 96 ndeshje dhe Manchester Unitedi me 67 ndeshje e Juventusi me 66.

Ekipe tjera më poshtë në listë janë edhe: Atltico Madrid (34), Borussia Dortmund (33), Paris Saint-Germain (32), Manchester City (24), Sevilla (11), Leipzig (5), Atalanta (4), Lazio (3), Borussia Monchengladbach (1). /Telegrafi/

telegrafi sport app