Të hënën, Real Madrid e caktoi Zinedine Zidane si trajnerin e tretë të këtij sezoni pasi Santiago Solari u shkarkua.

Shkarkimet e trajnerëve janë bërë dukuri e rregullt në Santiago Bernabeu, gjë që është në kontrast të thellë me mënyrën se si funksionon Barcelona.


Louis Van Gaal ishte trajneri i fundit që u shkarkua nga klubi katalanas në janar 2003, kur Joan Gaspart ishte ende president.

Që atëherë, çdo trajner ka shkuar deri në fund të kontratës së tyre nën presidencat e Joan Laporta, Sandro Rosell dhe Josep Maria Bartomeu.

Frank Rijkaard i kaloi pesë sezone në Camp Nou, me presidentin Laporta, që i dha atij gjithmonë mbështetjen e tij të plotë, madje edhe kur ai nuk i kishte punët mirë.

rijkaard

Holandezi që e fitoi titullin e dytë të Ligës së Kampionëve për klubin, kishte ofertë nga Laporta ta rinovonte kontratën e tij para se të largohej në vitin 2008.

Pep Guardiola kaloi aq kohë sa ai donte si trajner i Barcelonës derisa dha dorëheqjen në fund të sezonit të tij të katërt, ku nuk e kishte fituar as La Ligën e as Ligën e Kampionëve.

alves guardiola

Problemet shëndetësore të Tito Vilanovës e detyruan atë të largohej nga roli i tij si trajner dhe të zëvendësohet nga Tata Martino.

Argjentinasi e nisi vitin dhe e kreu për tu larguar, duke i dhënë rrugë Luis Enriques të merrte drejtimin pë të sunduar dhe për të fituar kurorën e trefishtë në sezonin e tij të parë.

Enrique u largua në fund të kontratës së tij në 2017 dhe shefi aktual Ernesto Valverde ka rinovuar kontratën e tij për një vit tjetër.

enrique 1

Në këtë kohë, 12 trajnerë kanë dështuar të arrijnë në fundin e kontratës së tyre në Real Madrid.

Vicente Del Bosque dhe Jose Mourinho zgjodhën të largoheshin në fund të marrëveshjeve të tyre, ndërsa Zinedine Zidane dha dorëheqjen verën e kaluar.

Që nga viti 2003, të gjithë u shkarkuan gjatë presidencave të Florentino Perez dhe Roman Calderon, janë trajner si:  Carlos Quieroz, Mariano Garcia Remon, Vanderlei Luxemburgo, Fabio Capello, Bernd Schuster, Mauricio Pellegrini, Carlo Ancelotti, Rafa Benitez, Julen Lopetegui dhe Solari.

ancelotti 3 e1481911474872

Juan Ramon Lopez Caro dhe Juande Ramos ishin trajner të përkohshëm. /Telegrafi/

telegrafi sport app