LAJMI I FUNDIT:

Real 1 e Blunt sjellin “Verën” më herët

Real 1 e Blunt sjellin “Verën” më herët

Nuk ka shumë kohë që sollën këngën “Presion”, por kjo nuk i ndalon Blunt e Real 1 të punojnë në këngë tjera.

Kohë më parë ata për RTV Dukagjinin kanë treguar se do të vijnë shpejt me këngë të re, kurse tani burime të RTV Dukagjinit tregojnë se dyshja e famshme veçse kanë filluar të realizojnë videoklipin e këngës së tyre që do të mban titullin “Vera”.


Nuk është dhënë asnjë detaj më shumë për këtë këngë, por ajo çfarë dihet tani për tani është se klipi do të realizohet në një vend bregdetar, kurse kënga do të jetë ndryshe nga që jemi mësuar t’i shohim Blunt dhe Real 1. /Telegrafi/