LAJMI I FUNDIT:

Reagon Sali Berisha pasi iu bllokua pasaporta: Rama në agoni, urdhëroi sot prokurorët mercenarë për të lëshuar urdhër-arreste

Reagon Sali Berisha pasi iu bllokua pasaporta: Rama në agoni, urdhëroi sot prokurorët mercenarë për të lëshuar urdhër-arreste

Sali Berisha ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për mediat pas arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, me urdhër të SPAK, dhe pas vendosjes së masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje ndaj tij” për çështjen e ish-kompleksit Partizani.

Kreu i Rithemelimit, nga selia blu deklaroi se akuzat ndaj tij dhe dhëndrit të tij janë të pa baza ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama “për sulme të mirëfillta politike.”


Berisha bëri të ditur se është informuar se ndaj tij rëndojnë akuzat për korrupsion pasiv dhe larje parash. Ndërsa shtoi, se Malltezi u ndalua teksa priste bashkëshorten që të kthehej nga jashtë vendit.

“Ndalohet pa u marrë kurrë në jetën e tij në pyetje për asnjë problem, nga asnjë prokuror, apo gjykatës i vendit,” deklaroi Berisha.

Drejtuesi i grupit të “Rithemelimit” theksoi se përdorimi i gjykatës nga partia, siç u shpreh ai, nuk do ta ndalë qëndresën e opozitës.

Lidhur me këto akuza, deklaroj që në krye: se janë absolutisht pa asnjë bazë dhe sulme të ulëta të mirëfillta politike të Edi Rramës dhe jo vetëm atij.

Edi Rama mendon se duke angazhuar prokurorinë e tij kundër meje, dhe ndaluar familjarët e tij si kundërshtar politik, në momentin kur opozita ka nisur më e vendosur se kurrë, betejën pa kthim për rivendosjen e pluralizmit politik, rikthimin e votës së lirë dhe shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, do mund të frenojë dhe godasë aksionin opozitar.

Me këtë rast deklaroj se asnjë manipulim, asnjë veprim i paligjshëm dhe asnjë drejtësi e instrumentalizuar nuk mund të ndalojë qëndresën pa kthim të opozitës deri në fitoren e plotë të saj.

Këto masa dhe çdo masë tjetër, e karakterit strikt politik, vetëm sa shumëfishojnë motivimin e Sali Berishës, bashkëpunëtorëve të tij dhe qindra e mijëra anëtarëve dhe simpatizantëve në betejën e tyre pa kthim që nisën dy ditë më parë në parlamentin shqiptar.

Në betejën kundër regjimit të Edi Ramës, ndjehem jo më pak i motivuar se 32 vite më parë, në kohën e betejës kundër etërve të tij mizore.
Dhe së shpejti, Sali Berisha, opozita shqiptare, mbështetësit e saj, do i rezervojnë Edi Ramës, fatin e etërve të tij xhelatë.

Ndryshe, Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha, u arrestua të shtunën në mbrëmje nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash pas hetimeve disavjeçare lidhur me privatizimin e ish- Kompleksit Sportiv Partizani.

Për Malltezin u kërkua arrest me burg, masë e cila u zbatua në mbrëmje në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.

Privatizimi i ish-kompleksit “Partizani”, Sali Berishës i bllokohet pasaporta
Lexo po ashtu Privatizimi i ish-kompleksit “Partizani”, Sali Berishës i bllokohet pasaporta

Ndërkohë ndaj vetë Berishës, Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi si masë sigurie detyrimin për paraqitje pranë policisë gjyqësore si dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit.

Në një konferencë për shtyp, ish-kyeministri Berisha i quajti akuzat ndaj tij si të pabaza dhe të motivuara politikisht.

Mediat vendore citojnë burime nga drejtësia, sipas të cilave është arresutar edhe Fatmir Bektashi, një prej ndërtuesve të pallateve në truallin e ish-Kompleksit sportiv Partizani.

Ligjshmëria e privatizimit të terreneve sportive të Klubit Partizani, më herët një terren në pronësi të ministrisë së mbrojtjes, po hetohet prej disa vitesh nga SPAK, nën dyshimet për korrupion të përmasave të mëdha nga ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndrri i tij Jamarbër Malltezi dhe ish drejtues të ministrisë së mbrojtjes.

Kompleksi sportiv me 26 mijë metër katrorë, që deri në atë kohë kishte qenë pronë e ushtrisë, u zëvendësua brenda pak vitesh nga një kompleks pallatesh, pas procedurave të privatizimit, që kreu qeveria Berisha gjatë dy mandateve të vitit 2005 dhe të vitit 2009.

Arrestohet Jamarbër Malltezi, detyrim paraqitje për Sali Berishën
Lexo po ashtu Arrestohet Jamarbër Malltezi, detyrim paraqitje për Sali Berishën

Hetimet mbi privatizimin përmes shkeljeve të dyshuara ligjore të ish-kompleksit sportiv Partizani u nxitën më tej edhe nga një kallëzim i dorëzuar në SPAK nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, aktualisht ministër i Punëve të Brendshme.

Ish kryeministri Sali Berisha, dhe gjithë familja e tij, ku përfshihet edhe dhëndri Malltezi, janë përcaktuar nga SHBA, si të papërshtatshëm për të vizituar Shtetet e Bashkuara për shkak të korrupsionit të lartë dhe cënimit të demokracisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Politikë
Kalo në kategori