LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i Granit Xhakës pasi fitoi Kupën FA me Arsenalin

Reagimi i Granit Xhakës pasi fitoi Kupën FA me Arsenalin
Arsenal, fitues i Kupës FA (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale pas triumfit në finalen e Kupës FA me Arsenalin duke mposhtur Chelsean.

Arsenali ka arritur të fitojë me rikthim ndeshjen finale të Kupës FA ndaj Chelseat, duke i mposhtur rivalët e urryer lokal me rezultat 2-1.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Pierre-Emerick Aubameyang (28’,67’) për Arsenalin, ndërsa për Chelsean shënoi Christian Pulisic (4’).

Arsenali triumfon me rikthim ndaj Chelseat dhe fiton Kupën FA
Lexo po ashtu Arsenali triumfon me rikthim ndaj Chelseat dhe fiton Kupën FA

Megjithatë, njëri nga lojtarët kryesor të Arsenalit në këtë ndeshje ishte edhe ylli shqiptar, Granit Xhaka.

Xhaka ndihmoi ekipin e tij me stabilitet në mesfushë, ndalje dhe nisje të aksioneve si dhe ‘detyroi’ Mateo Kovacicin të ndëshkohet me të kuq pas dy ndërhyrjeve ndaj tij.

Momenti kur gjyqtari ndëshkon Kovacicin pas ndërhyrjes ndaj Xhakës (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Pas këtij triumfi në finalen e Kupës FA, Xhaka ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të folur rreth finales së fituar ndaj Bluve.

Arsenal 2-1 Chelsea, nota e Xhakës dhe të tjerëve në finalen e Kupës FA
Lexo po ashtu Arsenal 2-1 Chelsea, nota e Xhakës dhe të tjerëve në finalen e Kupës FA

“Krenarë për këtë ekip! Luftë e madhe! Merituam të fitojmë”.

“I thash Aubameyangut që do të shënosh 2 herë sot!”, ka shkruar Xhaka. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori