Rave në këtë të mërkure sjell një ‘live birthday’ për Oda Halitin

Oda i takon një rangu të artistëve me debutim të tillë që shohim vetëm një herë në dekadë.
Pa ndonjë promovim industrial, ajo ishte në gjendje të bindte me talentin e saj dhe të ftohej drejtpërdrejt nga Qyteti i Prishtinës në klubet dhe festivalet më të njohura ndërkombëtarisht. Vetëm për të përmendur disa, ajo tashmë ka performuar në vende si Berghain (Berlin), Rote Sonne (Mynih), Nordstern (Basel), Ankali (Pragë), Motel Campo (Gjenevë), Kala Festival (Dhërmi), Sunny Hill (Prishtinë) si dhe në Javën e Modës Berlin, Javën e Artit Basel, Charlie (Mynih) dhe shumë tjera.
Për ata që ende nuk e kanë takuar: Oda u lind dhe është rritur në Prishtinë.
Për më shumë se dhjetë vjet ajo është producente dhe DJ-artiste e zellshme e vendosur në skenën e muzikës elektronike të Ballkanit.
Stili i Odës si DJ bazohet në kurimin e këngëve nga disko në tekno, të çiftëzuara me acid dhe experimental electronica. Çka e bën performancën e saj të veçantë është mënyra e saj e bashkëdyzimit të këtyre zhanreve të ndryshme, njëkohësisht duke i mbajtur ato funky dhe sexy, gjë e cila e shëndrron çdo hapësirë vallëzimi në një festë të flaktë.































































