LAJMI I FUNDIT:

Rashica ka marrëveshje me Galatasarayn, javë vendimtare për transferimin e tij në Stamboll

Rashica ka marrëveshje me Galatasarayn, javë vendimtare për transferimin e tij në Stamboll

Milot Rashica dëshiron me çdo kusht rikthimin në Stamboll ku sezonin e fundit e kaloi si i huazuar te Galatasaray.

Sulmuesi kosovar është rikthyer në Angli te Norwich City, por që nuk dëshiron qëndrimin te kjo skuadër.


Drejtuesit e dy skuadrave prej javësh janë në bisedime për transferimin e Rashicës te Galatasaray, por ende nuk kanë arritur një marrëveshje.

Okan Buruk vazhdon të flet për Rashicën: Është prioriteti numër një i yni, jemi në pritje të tij
Lexo po ashtu Okan Buruk vazhdon të flet për Rashicën: Është prioriteti numër një i yni, jemi në pritje të tij

Norwich kërkon 10 milionë euro për ta lënë të lirë kosovarin, derisa Galtasaray nuk është në gjendje të paguaj më shumë se 7,5 milionë euro dhe atë me këste brenda dy viteve.

Skuadra angleze ka rënë në nëntë milionë euro, por turqit nuk janë në gjendje të shpenzojnë më shumë.

'Luftë' mes Galatasarayt dhe Fenerbahces për shërbimet e Milot Rashicës
Lexo po ashtu 'Luftë' mes Galatasarayt dhe Fenerbahces për shërbimet e Milot Rashicës

Rashica po shtynë që marrëveshja të përfundojnë duke i thënë skuadrës angleze se dëshiron vetëm transferimin te Galata pasi tanimë ka një marrëveshje personale me ta.

Gjithsesi kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e reprezentuesit kosovar, ku Galatasaray është pranë shitjes së Nicolo Zaniolos dhe kjo do t’i hapte rrugën Rashicës për tu rikthyer në Stamboll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori