LAJMI I FUNDIT:

Rashford tek Barcelona? Blaugranasit i ofrojnë Man Unitedit një lojtar në këmbim

Rashford tek Barcelona? Blaugranasit i ofrojnë Man Unitedit një lojtar në këmbim

Ylli i Barcelonës është i ‘interesuar’ për një marrëveshje shkëmbimi me Marcus Rashfordin, që mund të zgjidhë njërin nga problemet më të mëdha të Manchester United. 

Rashford është lidhur fuqishëm me një largim nga Manchester United, pasi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar e kaloi në huazim te Aston Villa. 

Disa klube në Angli thuhet se po monitorojnë situatën e 27-vjeçarit, i cili po pret një mundësi për t’u transferuar te Barcelona. 


Rashford është i vendosur për të realizuar kalimin te Barça dhe është i gatshëm të bëjë një sakrificë të madhe personale për të kompletuar transferimin. 

Nis ofensiva nga Arabia Saudite për transferimin e mbrojtësit të Barcelonës
Lexo po ashtu Nis ofensiva nga Arabia Saudite për transferimin e mbrojtësit të Barcelonës

Megjithatë, Barcelona është stepur nga çmimi prej 40 milionë eurosh i sulmuesit. Por, ekziston mundësia që katalanasit të përfshijnë një lojtar në marrëveshje për të siguruar shërbimet e Rashford. 

Sipas një raporti të publikuar nga Football365, Barcelona mund të ofrojë Marc-André ter Stegen si pjesë e një shkëmbimi me Manchester United. 

Gjigantët katalanas janë të gatshëm të largojnë Ter Stegen, pasi janë afër nënshkrimit me portierin e Espanyolit, Joan Garcia, si zëvendësues i gjermanit. 

Manchester United mund ta shfrytëzojë këtë mundësi për të siguruar një portier të ri, pasi besohet se janë në kërkim të një zëvendësuesi për Andre Onana, i cili u kritikua për paraqitjet e tij sezonin e kaluar. 

Sipas raportit, Ter Stegen është i hapur për një “ndryshim ambienti”, pasi ndien se po shtyhet drejt derës së daljes. 

Ter Stegen, i cili mbushi 33 vjeç këtë vit, është pjesë e Barcelonës që nga vera e vitit 2014, kur u transferua nga Borussia Monchengladbach. 

Ai ka zhvilluar mbi 400 ndeshje në të gjitha garat me klubin, duke fituar gjashtë tituj të La Ligas dhe një Ligë të Kampionëve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tensione para duelit Usyk-Dubois, britaniku i bërtiti ukrainasit në fytyrë

Tensione para duelit Usyk-Dubois, britaniku i bërtiti ukrainasit në fytyrë

Boks
Klubi nga Liga Premier tërhiqet nga gara për Rodrygon

Klubi nga Liga Premier tërhiqet nga gara për Rodrygon

Premier League
Tifozët vërshojnë dyqanin e Barcelonës, duan fanellën e re të Yamal - nuk ndalet prodhimi

Tifozët vërshojnë dyqanin e Barcelonës, duan fanellën e re të Yamal - nuk ndalet prodhimi

La Liga
Me gjyshen përdore dhe gjithë familjen pranë - Lamine Yamal rinovon me Barcelonën deri në vitin 2031

Me gjyshen përdore dhe gjithë familjen pranë - Lamine Yamal rinovon me Barcelonën deri në vitin 2031

La Liga
Bellingham kryen operacionin në kraharor - do t'i mungojë gjatë Real Madridit

Bellingham kryen operacionin në kraharor - do t'i mungojë gjatë Real Madridit

La Liga
Me blerjen e Alexander Isak shpenzimet e Liverpoolit shkojnë në 380 milionë euro - por si po arrijnë Reds të shpenzojnë kaq shumë

Me blerjen e Alexander Isak shpenzimet e Liverpoolit shkojnë në 380 milionë euro - por si po arrijnë Reds të shpenzojnë kaq shumë

Premier League
Kalo në kategori