eksperti-banner

Sulmuesi anglez Marcus Rashford e ka bërë të qartë se dëshiron ta vazhdojë karrierën vetëm te Barcelona, duke refuzuar të shqyrtojë oferta nga klube të tjera ndërsa pret vendimin përfundimtar të katalanasve.

Sipas raportimeve të MARCA, interesimi i Bayern Munichut për 28-vjeçarin është konkret, por Rashford nuk ka shfaqur asnjë gatishmëri për të negociuar me kampionët gjermanë.


Pas sezonit 2025/26 të kaluar në huazim te Barcelona nën drejtimin e Hansi Flickut, anglezi është i vendosur të rikthehet në “Camp Nou”.

Gjatë aventurës së tij në Kataloni, Rashford regjistroi 14 gola dhe 14 asistime në të gjitha garat, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Barcelona kishte përfshirë një opsion blerjeje në marrëveshjen e huazimit, por ende nuk e ka aktivizuar atë, duke lënë të hapur të ardhmen e sulmuesit.

Aktualisht, Rashford është i fokusuar te Kombëtarja e Anglisë në Kupën e Botës dhe është i gatshëm të presë një telefonatë nga drejtuesit e Barcelonës pas përfundimit të turneut.

Vendimi i tij për të refuzuar interesimin e një klubi të madh si Bayern Munich tregon qartë dëshirën për të vazhduar projektin në Barcelonë.

Tashmë gjithçka varet nga drejtori sportiv Deco dhe drejtuesit e klubit katalanas, të cilët duhet të vendosin nëse do ta bëjnë të përhershëm transferimin e anglezit. /Telegrafi/

telegrafi sport app