LAJMI I FUNDIT:

Rashford: Më mirë të jem si Ronaldo sesa kryeministër i ardhshëm

Rashford: Më mirë të jem si Ronaldo sesa kryeministër i ardhshëm
(Foto: Twitter/Marcus Rashford MBE)

Futbollisti anglez, Marcus Rashford, e ka bërë të qartë se nuk e ka ëndërr që të bëhet kryeministër i Britanisë së Madhe gjatë jetës.

Në vend të kësaj, sulmuesi i Manchester Unitedit ka thënë se më shumë parapëlqen që të bëhet si Cristiano Ronaldo sesa shef i qeverisë.


Angazhimi i Rashford në punë bamirëse, si dhe fokusimi në ushqimin e fëmijëve nga familjet e varfra – ka nxitur thirrje të ndryshme që ai të garojë për poste politike.

Ai madje është takuar së fundmi edhe me ish-presidentin amerikan, Barack Obama, pasi ky i fundit kishte dëgjuar për aktivitet e tij jashtë fushës. Sidoqoftë, futbollisti nuk e ka në plan ta zë vendin e Boris Johnson në pozitën më të lartë politike në Britani të Madhe.

“Po, mund ta hedh poshtë (pjesëmarrjen në politikë), sepse nuk është diçka që kam dashur ta bëj duke u rritur. Mendja ime nuk është në gjëra të tilla, por ishte gjë e bukur biseda me të (Obaman) dhe jam kënaqur duke folur me njerëz të tillë, duke mësuar nga ata për tregimet që mi thonë. Është diçka që do ta mbajë mend gjithmonë”.

“Cristiano është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe është bë thuajse normale që ai i sfidon mundësitë edhe tash, është sikurse ka qenë karriera e tij që nga fillimi, do të ishte një përvojë e shkëlqyer të luaja kundër tij (nëse Portugalia takohet me Anglinë ne ‘Euro 2020’)”.

“Vetëm e duke e shikuar teksa ngritet dhe zhvillohet në lojtarin që është bërë, është gjë e madhe, sepse kur ka filluar të luajë, ai nuk ka qenë Cristiano që e shihni sot ose para pesë vitesh, ka qenë lojtar tjetër, ka dribluar vazhdimisht, gjithmonë ka dalë përpara lojtarëve dhe me kalimin e kohës është shndërruar në një bishë”.

“Ka shënuar, ka asistuar, ai është 36 vjeçar dhe po shënon gola majtas, djathtas dhe në qendër, prandaj nuk kam asnjë fjalë të keqe për të. Mendoj se ai është personi që shumëkush e ka model duke më përfshirë edhe mua”, ka thënë Rashford në një konferencë për shtyp në St. George’s Park. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori