LAJMI I FUNDIT:

Raportohet se Kanye West është martuar në fshehtësi me arkitekten Bianca Censori

Raportohet se Kanye West është martuar në fshehtësi me arkitekten Bianca Censori

Kanye West është ‘martuar’ me arkitekten e markës ‘Yeezy’, Bianca Censori, dy muaj pasi u finalizua divorci i tij nga Kim Kardashian.

Reperi, 45 vjeç, thuhet se ka mbajtur një ceremoni private me Biancan dhe dyshja janë parë të veshur me veshje martesore, shkruan DailyMail.


Megjithatë, bashkimi nuk është i ligjshëm sepse dyshja nuk duket se kanë dorëzuar një certifikatë martese, raporton TMZ.

Kanye u pa duke veshur kostumin e tij në një takim dreke në fillim të kësaj jave, me burime që i thanë faqes se unaza simbolizon fejesën e tij.

Nuk dihet se sa kohë dyshja njihen me njëri-tjetrin, pasi Bianca iu bashkua kompanisë “Yeezy” (e cila është në pronësi të Kanyet) në nëntor të vitit 2020.

Muajin e kaluar ai bëri dedikime për ‘bashkëshorten’ e tij duke rinovuar këngën “Censori Overload”.

Në tekstet e këngëve ai diskuton martesën, duke kënduar: “Dhe Bibla tha: ‘Unë nuk mund të bëj më seks deri në martesë’”.

Reperi u pa duke biseduar me Biancan dhe duke shijuar një vakt me të të hënën në ‘Waldorf Astoria’ në Beverly Hills.

Kanye, i cili ligjërisht ka ndryshuar emrin e tij në Ye, kishte veshur xhinse dhe një xhaketë bomber ngjyrë të gjelbër, ndërsa një kapele bejsbolli u pa e vendosur në tavolinë pranë tij.

Ai kishte një mjekër të kuruar mirë për daljen, ndërsa u pa duke ngrënë dhe duke biseduar me ‘gruan’ e tij të re.

Bianca dukej elegante e veshur me një këmishë jeshile.

Kanye së fundmi zgjidhi divorcin me Kim Krdashianin në nëntor. Ata u martuan në vitin 2014 në një ceremoni luksoze në Firence pas tri vitesh lidhje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori