Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me bashkëshorten Anita Haradinaj, kanë qëndruar sot në Ferizaj, ku ishin mysafirë në shtëpinë e reperes së njohur Loredana Zefi.

Haradinajt u pritën ngrohtësisht nga Loredana, ndërsa në pritje ishte i pranishëm edhe bashkëshorti i saj, futbollisti Karim Adeyemi.


Çifti, që kohëve të fundit ka qenë në fokus edhe për vizitat në Kosovë, duket se ka ardhur për pushime, teksa mikpritja në Ferizaj u komentua si mjaft e afërt dhe miqësore.

Foto: Ramush Haradinaj/Facebook

Ramush Haradinaj ka ndarë edhe një postim, ku ka konfirmuar vizitën dhe e ka përshkruar takimin me fjalët: “Bashkë me Anitën në familjen e mikeshës sime dhe artistes tonë, Loredana Zefi dhe Karim Adeyemi”, ka shkruar ai.

Foto: Ramush Haradinaj/Facebook

Postimi i tij ka ngjallur reagime në rrjet, ndërsa takimi i sotëm shihet si një vizitë miqësore mes Haradinajve dhe çiftit Loredana–Adeyemi. /Telegrafi/