Për herë të parë, Bordi Kombëtar për Sigurinë e Transportit në SHBA (NTSB) ka publikuar pamjet e sigurisë nga rrëzimi fatal i aeroplanit mallrash të UPS-it në Louisville në nëntorin e kaluar.

Pamjet tregojnë momentin e saktë kur motori i majtë dhe mbajtësi i tij u shkëputën nga krahu i aeroplanit Boeing MD-11F vetëm pak sekonda pas ngritjes.


Motori u nda nga aeroplani dhe shpërtheu si një top zjarri. Aeroplani nuk arriti të ngjitej më shumë se 9 metra, shkruan abc.

Fluturimi 2976 i UPS-it ishte nisur drejt Honolulut kur u rrëzua në një zonë industriale pranë aeroportit, duke lënë pas një gjurmë rrënojash prej rreth gjysmë milje. Në aksident humbën jetën 15 persona - tre anëtarë të ekuipazhit në bord dhe 12 persona në tokë.

Hetuesit zbuluan çarje të shkaktuara nga lodhja e materialit në pjesët metalike që mbanin motorin të lidhur me krahun e aeroplanit.

NTSB po zhvillon këtë javë një seancë dëgjimore dyditore për të përcaktuar se çfarë shkoi keq. Prehu në paqe për viktimat. /Telegrafi/