LAJMI I FUNDIT:

Ramos: Isha i gatshëm ta pranoja ofertën e Realit, por më thanë se kishte skaduar

Ramos: Isha i gatshëm ta pranoja ofertën e Realit, por më thanë se kishte skaduar
(Foto: Twitter/AP)

Sergio Ramos ka thënë se kishte dashur ta pranonte ofertën njëvjeçare të Real Madridit, mirëpo i ishte thënë se asaj i ka skaduar koha.

Mbrojtësi spanjoll do të largohet nga Los Blancos pas 16 viteve të kaluara me fanellën e klubit Mbretëror. Ai do të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë, mirëpo akoma nuk dihet se për cilin klub do të luajë.


“Gjëja e parë që dua ta them është se asnjëherë nuk kam dashur të largohem. Doja të qëndroja këtu. Klubi ma ofroi mundësinë për vazhdimin e kontratës sime, mirëpo për shkak të COVID-it nuk ishte më prioritet”.

View this post on Instagram

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos)

“Klubi më bëri ofertë njëvjeçare me zvogëlim të pagës. Më duhet të them se nuk ka qenë problem ekonomik. Unë doja dy vite dhe qetësi mendore për mua dhe familjen time”.

Ramos shpërthen në lot për largimin nga Real Madridi: Nuk është lamtumirë, por mirupafshim
Lexo po ashtu Ramos shpërthen në lot për largimin nga Real Madridi: Nuk është lamtumirë, por mirupafshim

“Gjatë bisedimeve të fundit, e pranova ofertën njëvjeçare, mirëpo më informuan se nuk ishte më e mundur, sepse ka pasur një datë skadimi dhe se unë nuk kam dëgjuar për atë”.

“Kushtet kanë ndryshuar disa herë, nga ana e tyre dhe nga ana jonë. Arriti në një pikë, kur duhej të merrnim një vendim, por ata asnjëherë nuk më thanë se oferta kishte një datë skadimi. Është e kuptueshme, por më befasoi që oferta kishte skaduar”, ka thënë mes tjerash 35-vjeçari. /Telegrafi/