LAJMI I FUNDIT:

Ramadani i lumtur me kualifikimin në gjysmëfinale: Futbollistët dhanë maksimumin dhe kjo më kënaq

Ramadani i lumtur me kualifikimin në gjysmëfinale: Futbollistët dhanë maksimumin dhe kjo më kënaq

Feronikeli ka arritur një fitore të vlefshme në çerekfinalen e Kupës së Kosovës 0-1 në udhëtim te Ferizaj.

Skuadra nga Drenasi kësisoj është gjysmëfinalisti i parë në Digitalb Kupën e Kosovës.


Djelmoshat e drejtuar nga Zekirija Ramadani triumfuan me rezultat minimal falë golit të shënuar nga Kastriot Rexha.

E kjo fitore e ka kënaqur edhe trajnerin shkupjan, që pas ndeshjes ka folur për 90 minutat në Ferizaj.

“Jam shumë i lumtur me fitoren e arritur dhe kualifikimin. Jam i lumtur me faktin që dominuam ndeshjen”.

“Kemi humbur disa raste të mira shënimi që është dashur t’i konkretizojmë”, tha Ramadani pas ndeshjes.

Ai ka thënë se ndeshjet e para pas pushimit nuk janë aspak të lehta, ndërsa u nda i kënaqur me atë që treguan futbollistët në fushë.

“Gjithmonë ndeshjet e para në pranverë janë të vështira. Por jam i kënaqur me atë që treguan futbollistët pasi dhanë maksimumin”.

“Kemi konkurrencë shumë të mirë dhe të shëndosh brenda ekipit. Jam i bindur që të gjithë lojtarët do të tregojnë vetën dhe në fund të fitojmë së paku një trofe”, tha Zekirija Ramadani.

Feronikeli përveç Kupës së Kosovës është në garë edhe për titullin e kampionit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori