LAJMI I FUNDIT:

Rama: Procesi i negociatave për anëtarësim në BE, duhet ta bëjmë për veten tonë

Rama: Procesi i negociatave për anëtarësim në BE, duhet ta bëjmë për veten tonë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se procesi i negociatave mundëson transferimin e dijes institucionale të Bashkimit Evropian që ndihmon vendet që negociojnë të ngrenë të gjithë infrastrukturën institucionale të nevojshme për qytetarët e tyre.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut, Xaviel Bettel, i pyetur mbi ecurinë e procesit të integrimit, Rama tha se “për këtë temë i qëndroj asaj që kam thënë edhe më parë se të hapeshin negociatat, kur ne i kishim bërë gjithë detyrat e shtëpisë dhe rrinim e prisnim dhe merrnim refuzim pas refuzimi”.


“Kam thënë që ne meritojmë çeljen e negociatave, sepse nuk po kërkojmë të bëhemi anëtarë të BE-së, por të hapim negociatat. Jemi gati të hapim negociatat, jo të jemi anëtar të BE-së. Që do të thotë që procesi i negociatave është një proces që ne duhet ta bëjmë për veten tonë, jo për Luksemburgun, apo për Francën, apo Gjermaninë, por për veten tonë sepse është një proces që do të na ndihmojë jashtëzakonisht dhe historikisht që përmes përmbushjes së atyre kritereve, ne të ndërtojmë shtetin evropian këtu në vendin tonë dhe pastaj të jemi pjesë e familjes evropiane si një shtet anëtar”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “nuk kemi arsye të kërkojmë përshpejtimin artificial për shkak të luftës në Ukrainë”.

Kryeministri i Luksemburgut pritet me ceremoni zyrtare në Tiranë
Lexo po ashtu Kryeministri i Luksemburgut pritet me ceremoni zyrtare në Tiranë

“Edhe në Kiev, ju e dëgjuat që unë thashë se, uroj që ukrainasit statusin e kandidatit të mos e marrin si një futje në BE, se do të zhgënjehen, pasi do të kërkojë kohë të gjatë edhe për Ukrainën, pavarësisht se lufta është në Ukrainë”, tha Rama.

Ndërkohë, Rama theksoi se “për shkak të kësaj situate, ne bashkërisht duhet të përshpejtojmë procesin e përafrimit politik mes vendeve që negociojnë, jo anëtare ose vendeve anëtare, në aspektin e asaj që presidenti Macron e quan një komunitet i ri politik, apo që presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel e quan thellim të procesit të evropianizimit të të gjithëve së bashku”.

“Në këtë aspekt ne kemi idetë tona, të gjithë kanë idetë e tyre, ne po punojmë edhe me qeverinë holandeze për të pasur një propozim të përbashkët se si mund të bëhet ky thellim dhe ky është një proces që mund ta përshpejtojmë. Por procesi i anëtarësimit nuk ka çfarë të përshpejtohet përveçse duke përmbushur detyrat”, shtoi Rama.

“Këtu nuk kemi çfarë t’i kërkojmë as kryeministrit të Luksemburgut apo presidentit të Këshillit Evropian, as presidentit të Francës, as Kancelarit të Gjermanisë, sepse kjo është detyra jonë dhe ne duhet të bëjmë detyrat tona. Do t’i bëjmë për veten tonë, jo për Evropën. Në momentin që ne i bëjmë detyrat, atëherë do themi siç thamë më para: tani jemi gati. Por, tani nuk jemi gati”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori