LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci mposht Trepçën dhe vazhdon në gjysmëfinale të Superkupës

Rahoveci mposht Trepçën dhe vazhdon në gjysmëfinale të Superkupës

Rahoveci është kualifikuar në gjysmëfinale të Reload Superkupës së Kosovës në basketboll, pasi në Gjakovë ka mundur Trepçën me rezultat 78-63 (18:15, 21:16, 17:11, 22:21).

Ndeshja nisi e baraspeshuar me të dy skuadrat që ishin të vendosura për të fituar dhe kjo bërë që çereku i parë të ishte pothuajse i barabartë dhe përfundoi me tri pikë dallim për Rahovecin, 18:15. ‘Vreshtarët’ filluan të shkëputen me kalimin e kohës dhe në periodën e dytë ishin më të mirë, duke fituar 21:16 për të shkuar në pushim me rezultat 39-31.

Rahoveci vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e tretë, që e fitoi 17:11, duke thelluar epërsinë në 56:42, që ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. 10 minutat e fundit ishin formale dhe në fund Rahoveci triumfoi me rezultat 78-63.

Te Rahoveci u dalluan Marvin Jones me 21 pikë e pesë kërcime, Isaiah Traylor me 18 pikë e tri kërcime, Amadi Ikpeze me 13 pikë e 17 kërcime dhe Alban Veseli me 15 pikë e 10 kërcime, kurse te Trepça më të mirët ishin Burim Zekiqi dhe Mojeed Eëuosho me nga 15 pikë dhe Besnik Azemi më 12 pikë.

Rahoveci në gjysmëfinale do të ndeshet me Sigal Prishtinën që fitoi ndaj Vëllaznimit, po ashtu në Gjakovë.

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori