LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci mposht Ponte Prizrenin dhe kalon në gjysmëfinale

Rahoveci mposht Ponte Prizrenin dhe kalon në gjysmëfinale

Klubi basketbollistik Rahoveci ka fituar ndaj Ponte Prizrenit me rezultat të thellë 84:65 dhe ka siguruar gjysmëfinalen e Play-Offit.

Rahoveci ka fituar ndeshjen e tretë ndaj Ponte Prizrenit dhe ka kaluar në gjysmëfinale të Play-Offit pas rezultatin të përgjithshëm 2-1.


‘Vreshtarët’ të ndihmuar nga palestra “Mizahir Isma”, e mbushur me tifozë vendas kanë mposhtur klubin prizrenas me rezultat të thellë 84:65.

Pjesa e parë e ndeshjes foli e gjitha në të mirë të vendasve, të cilët çerekun e parë e fituan 24:20, ndërsa pas 20 minutave rezultati shënonte 47:34.

Në pjesën e dytë, mysafirët u treguan të barabartë duke mbyllur çerekun e tretë me rezultat 14:13, por çereku i katërt u kthye në normalitet me Rahovecin që fitojë 23:18 apo me rezultat të përgjithshëm 84:65.

Më i dalluari në parket ishte Fredrik Richardson me 29 pikë e 11 kërcime, ndërsa efikas ishte Arian Qollaku me 19 pikë e pesë kërcime.

Në ndeshjen e parë, Ponte Prizreni triumfoi me rezultat 70:71, ndërsa në të dytën fitoi Rahoveci me shifrat 72:76.

Rahoveci në serinë gjysmëfinale do të përballet me rivalin e urryer rajonal Golden Eagle Yllin nga Suhareka. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori