LAJMI I FUNDIT:

Radoiçiq thotë se nuk ka të bëjë asgjë me akuzat për rastin “Brezovica”

Radoiçiq thotë se nuk ka të bëjë asgjë me akuzat për rastin “Brezovica”

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, thotë se ai nuk ka të bëjë fare me akuzat lidhur me rastin “Brezovica”, dhe se këtë “e dinë mirë edhe ata që e kanë urdhëruar këtë përndjekje politike, por edhe ata që e bëjnë atë”.

“Nëse dikush në ‘Kosovë e Metohi’, qoftë nga institucionet apo përfaqësuesit ndërkombëtarë, mendon se me akuza të tilla të rreme mund të më dëbojë nga Kosova përgjithmonë apo të më ndajë nga bashkëkombësit e mi dhe ta dobësojë luftën për Serbinë dhe serbët, gabon rëndë”, thuhet në deklaratën e Radoiçiqit, të publikuar nga Lista Serbe.


Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar të premten suspendimin nga puna për tre zyrtarë policorë, pasi ata dyshohet se kanë dështuar të ndalonin në vendkalimin kufitar në Bërnjak në veri të Kosovës, politikanin serb, Millan Radoiçiq, i shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare.

Milan Radojiçiq u iku nga "duart" policëve të Kosovës në Bërnjak
Lexo po ashtu Milan Radojiçiq u iku nga "duart" policëve të Kosovës në Bërnjak

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku, ka konfirmuar se Radoiçiq është në kërkim, pasi dyshohet për ndërhyrje në rastin e njohur si “Brezovica”.

“Radoiçiq dyshohet për ‘frikësim gjatë procedurës penale’, pasi i njëjti dyshohet për ndërhyrje në dëshmitarë. Ka tentuar t’i frikësojë që të mos dëshmojnë”, tha prokurori Maloku, për REL.

Më herët, IPK-ja ka njoftuar se mbrëmjen e 3 shkurtit, Radoiçiq ishte paraqitur në pikën kufitare në Bërnjak dhe se kishte rezultuar se është person në kërkim.

Pavarësisht kësaj, ai ka drejtuar veturën e tij mbrapa dhe është kthyer në drejtim të Serbisë, ndërsa dokumentet e tij kishin mbetur te zyrtarët policorë në këtë vendkalim kufitar.

“Hetuesit e IPK-së në konsultim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj kanë filluar një procedurë hetimore ndaj tre zyrtarëve policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ ”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

IPK-ja bën të ditur se të tre zyrtarët policorë i takojnë Drejtorisë Rajonale Kufitare “Veriu” dhe se që të gjithë janë punonjës në vendkalimin kufitar në Bërnjak.

Policia e Kosovës njoftoi të premten se zyrtarët kufitarë e kanë ndaluar automjetin dhe kanë filluar procedurat e regjistrimit dhe verifikimit të automjetit, si dhe personave në automjet.

“Gjatë realizimit të detyrave policore, zyrtarët kufitarë kanë kërkuar nga personi (vozitësi) që ta parkojë automjetin në vend parking, për të vazhduar me procedurat e mëtejme policore, mirëpo vozitësi gjatë parkimit me veturë është larguar me shpejtësi mbrapa në drejtim të territorit të Serbisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndër tjera, në njoftim thuhet se zyrtarët policorë nuk kanë arritur ta ndalojnë automjetin.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Lista Serbe. Sipas saj, “përpjekja për të arrestuar Milan Radoiçiqin paraqet persekutim të përfaqësuesve politikë serbë, të cilin Prishtina nuk mund ta kontrollojë”.

“Për hir të së vërtetës, theksojmë se në bazë të informacioneve që disponojmë, kërkesa për arrestimin e Radoiçiqit nuk përmban asnjë provë apo ndonjë veprim të kundërligjshëm që ai ka bërë, por në përgjithësi flet për një rast të iniciuar në lidhje me dhënien e lejeve për ndërtimet në komunën e Shtërpcës, me të cilat Radoiçiq nuk ka të bëjë”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.

Brezovica është e njohur për qendrën e skijimit.

Në dhjetor të vitit 2021, lidhur me rastin “Brezovica” u arrestuan dhjetë persona, në mesin e të cilëve edhe ish-kreu i Komunës së Shtërpcës nga Lista Serbe, Bratisllav Nikoliq.

Ai dyshohet se ka fituar në mënyrë të kundërligjshme një milion euro.

Nikoliq dhe të arrestuarit e tjerë dyshohet se kanë marrë vila, vetura dhe dhurata të tjera në këmbim të lëshimit të lejeve për ndërtimin e vilave dhe objekteve të tjera në Parkun Kombëtar “Sharri”, ku gjendet edhe Brezovica.

Ndryshe, Radojiçiq ishte shpallur në kërkim për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. I njëjti pas një kohe ishte fshirë nga lista e kërkimit me vendim të prokurorit që po e hetonte çështjen.

Pas një kohe Prokuroria Speciale sërish e ka vendosur në listën e personave të kërkuar. 

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori