LAJMI I FUNDIT:

Radari tregoi se italiania ishte duke vozitur 703 km/orë – dhe nuk ishte ndonjë fluturake, por një Ford Focus

Radari tregoi se italiania ishte duke vozitur 703 km/orë – dhe nuk ishte ndonjë fluturake, por një Ford Focus

Një histori që ka të bëjë me shpejtësinë në vozitje vjen nga Italia.

Bëhet fjalë për një ngjarje të raportuar në uebfaqen autopassionati.it, në të cilën thuhet se një grua, me një veturë Ford Focus në qytetin portual të Ankonës ishte “kapur duke vozitur me shpejtësi të madhe prej 703 km/orë” në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 70 km/orë.


Dhe për këtë “fluturim” me veturën e saj, asaj i është shqiptuar një gjobë prej 850 eurosh, përcjell Telegrafi.

Ajo që është e çuditshme në këtë rast nuk është vetëm shpejtësia e lartë astronomike, e cila është për shkak të një mosfunksionimi të kamerës së shpejtësisë.

Çfarë ka rënë më së shumti në sy është edhe fakti se asnjë zyrtar italian nuk e vuri re gabimin e qartë. Por, siç shkruajnë mediat, përcjell Telegrafi, policia italiane nuk është e vetme në shpërndarjen e gjobave të tilla.

Rreth dy vjet më parë, një rast i ngjashëm goditi titujt e gazetave belge: në fshatin Quiévrain, një burrë “u kap duke vozitur me 696 km/orë” në zonën ku lejohej shpejtësia prej 50 km/orë.

Dhe edhe në atë rast, vetura nuk ishte ndonjë “fluturake”, por një Opel Astra.

Në atë kohë gjithashtu, një gjobë iu dërgua shoferit, i cili ishte i garantuar të dukej në mëdyshje. Shuma: gati 6600 euro! /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Fakte interesante për Australinë (Foto)

Fakte interesante për Australinë (Foto)

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

Interesante
Kalo në kategori