LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndan 3.5 milionë euro subvencione për ‘Trepçën’

Qeveria ndan 3.5 milionë euro subvencione për ‘Trepçën’

Qeveria e Kosovës ka ndarë 3.5 milionë euro për kombinatin “Trepça”, për pagesat e punëtorëve dhe kryerjen e obligimeve të tjera.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë Albin Kurti, gjatë vizitës në këtë ndërmarrje.


“Qeveria e Kosovës tashmë ka ndarë një subvencion prej 3.5 milionë euro për ‘Trepçën’ në mënyrë që Trepça t’i paguaj obligimet dhe pagat e punëtorëve të saj”, tha Kurti.

Ai më tej ka shtuar se “Trepçës” do t’i shtohet edhe terminali doganor.

“Në anën tjetër terminali doganor i cili ka qenë këtu në ‘Trepçë’ nga vitit 2002 deri 2013 të kthehet dhe ashtu të siguroj të hyrat për ‘Trepçën’. Padrejtësisht ‘Trepçës’ iu është marrë terminali doganor në vitin 2013 dhe ne duam që kjo korrigjohet. Ne bashkëndjejmë me kryeshefin me menaxhmenti, me udhëheqësit dhe me punëtorët e saj meqenëse në bursën ndërkombëtare kanë rënë çmimet e metalit për shkak të pandemisë COVID-19”, shtoi ai. /Telegrafi/