LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndan afro 100 mijë euro për mbështetjen e kampanjës së filmit “Zgjoi”

Qeveria ndan afro 100 mijë euro për mbështetjen e kampanjës së filmit “Zgjoi”

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ndër të tjera janë ndarë mjetet financiare për mbështetjen e kampanjës së filmit “Zgjoi”.

Me këtë rast, Qeveria ka ndarë shumën prej 95,725 eurove të cilat do të përdoren për mbështetjen e pjesës së dytë të kampanjës së filmit që është në garë për t’u nominuar në edicionit të 94-të të Çmimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të filmit, “Oscars”.


“Aprovimin e kabinetit qeveritar e ka marrë edhe kërkesa e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për mbështetje financiare për zbatimin e Masës 4.3 – Mbështetja e Kulturës dhe Sportit. Me vendimin e aprovuar sot janë ndarë mjete financiare në shumën prej 95,725 eurove të cilat do të përdoren për mbështetjen e pjesës së dytë të kampanjës së filmit “Zgjoi”, i nominuar nga Republika e Kosovës për të garuar në kuadër të edicionit të 94-të të Çmimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të filmit, “Oscars”, thuhet në vendimet e Qeverisë.

Foto: Zgjoi/Facebook

Kujtojmë që “Zgjoi”, i regjisores Blerta Basholli është futur në listën e ngushtë në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”. Lista finale e nominimeve të filmave për pretendent të çmimit “Oscar” do të shpallet më 8 shkurt.

"Zgjoi" futet në listën e ngushtë të filmave për t'u nominuar në Oscars 2022
Lexo po ashtu "Zgjoi" futet në listën e ngushtë të filmave për t'u nominuar në Oscars 2022

“Zgjoi”, me protagoniste kryesore aktoren Yllka Gashi, është i frymëzuar nga jeta dhe historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila humbi burrin gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes. /Telegrafi/

Skenë nga xhirimet e filmit “Zgjoi” (Foto: Telegrafi)

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori