LAJMI I FUNDIT:

Qëndroi përjashta ndërtesës së lartë 44-katëshe, derisa mbahej me vetëm tre gishta (Video)

Qëndroi përjashta ndërtesës së lartë 44-katëshe, derisa mbahej me vetëm tre gishta (Video)

Adoleshenti i njohur vetëm si The Little Nuisance, është mbajtur në vetëm tre gishta, derisa qëndronte përjashta një ndërtese me 44 kate.

Për 17-vjeçarin, nuk ka qenë problem të dilte prej objektit të gjatë 130 metra, që ndodhet në Mançester të Anglisë, që është njëherësh ndërtesa e dytë më e lartë në Britani të Madhe, transmeton Telegrafi.


“Mos provoni të rikrijoni çfarë shihni në këtë video, sepse është e rrezikshme, çmenduri dhe ilegale” shkruan para se të shfaqet aksioni i tij.

I kontaktuar prej mediave, adoleshenti që dëshiron të mbetet anonim, nuk ka dashur të tregojë asgjë, vetëm se është i gëzuar që gjithçka e përfundoi me sukses. /Telegrafi/