Erdhi në pompë për t’i fryrë gomat, por bëri një gabim epik – përdori bombolën e fikjes së zjarrit


Një shofer ka shkaktuar të qeshura në rrjetet sociale pasi kamera e sigurisë në një pikë karburanti regjistroi një skenë të pazakontë.
Personi kishte ndaluar në pompë me qëllimin për t’i mbushur gomat e makinës me ajër.
Megjithatë, në vend që të merrte pajisjen e posaçme për fryrjen e gomave, ai mori bombolën e fikjes së zjarrit dhe u përpoq ta përdorte si një pompë ajri.
Për disa momente, shoferi dukej se ishte i bindur se kishte zgjedhur pajisjen e duhur, pa e kuptuar gabimin që kishte bërë. Kamera e vëzhgimit fiksoi gjithë skenën, e cila më pas u shpërnda në internet dhe u bë virale.
Pamjet kanë argëtuar shumë përdorues, të cilët e kanë komentuar me humor këtë ngatërrim të pazakontë.
Rasti është kthyer në një nga ato momente të rralla kur një gabim i vogël përfundon duke u bërë material për humor në rrjete sociale. /Telegrafi/







































