LAJMI I FUNDIT:

Qëllohet me armë zjarri një person në Prishtinë, policia jep detajet

Qëllohet me armë zjarri një person në Prishtinë, policia jep detajet

Policia e Kosovës njofton se të martën në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë viktima mashkull ka njoftuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, me ç’rast kanë qëlluar viktimën në kofshë, ndërsa predhat kanë goditur edhe lokalin, një furrë e bukës dhe një veturë e parkuar Mercedes me targa lokale.

Sipas raportit policor, viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Në vendngjarje është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë e cila dyshohet të jetë e revoles TT.

Lidhur me rastin është informuar prokurori. /Telegrafi/