LAJMI I FUNDIT:

Qazim Osmani mbledh yjet serbe në jahtin e tij

Qazim Osmani mbledh yjet serbe në jahtin e tij

Jahti i biznesmenit shqiptar Qazim Osmani është bërë shtëpi e preferuar e pushimeve veriore për yjet serbe të muzikës e filmit.

Në dy ditët e fundit, me Feliksin, siç njihet ndryshe biznesmeni nga Kosova, në qytetin bregdetar të Poreqit të Kroacisë janë parë fytyra të njohura të showbizit nga Beogradi. Dhe atë, jo vetëm femra serbe, për shoqërinë e të cilave është i njohur ai, shkruan Klan Kosova.

Revista Alo njofton se dy ditë më parë, në jahtin e Osmanit është parë këngëtari i famshëm i folk muzikës serbe, Xhej Ramadanovski.

Mysafiri, gjatë gjithë kohës i shpjegonte diçka nikoqirit, i cili nuk ngurronte të qeshë, shkruan revista. Të dy, më pas, kanë drekuar në hotelin e Osmanit, në këtë qytet kroat.

Ramadanovski thuhet se është këngëtar i preferuar i shqiptarit, në ndejat që organizon ky, e në të cilat ftohen shumë njerëz.

Pas tij, në jahtin e Feliksit, pritet të kalojnë pushime të këndshme edhe këngëtarja e njohur serbe, Ana Bekuta dhe i dashuri i saj, Milutin Mrkonjiq, ish-ministër i qeverisë së Serbisë.

Ata kanë pranuar ftesën e biznesmenit kosovar, që një pjesë të mirë të verës ta kalojnë me të, në bregdetin malazias.

Dy muaj më parë, Bekuta ka thënë me shaka se Mrkonjiq ia ka ndaluar Feliksit ta joshë atë, sikur bën me shumë këngëtare tjera serbe.

“Atë natë (Osmani) nuk kishte ndonjë kërkesë të vecanë muzikore. Ndoshta unë dhe Mrka shkuan shumë herët në atë ndejë”, ka thënë ajo, përcjelln Klan Kosova nga portali Svet.

Këngëtarja dhe politikani kanë mohuar ta kenë njohur Osmanin para se ta takojnë atë në një ndejë të organizuar prej këngëtarit Shaban Shauliq.

Por, mediet serbe raportojnë se ishte ish-ministri serb, Mrkonjiq që shumë kohë më parë e kishte dërguan shqiptarin për ta parë shtëpinë e Slobodan Milosheviqit, për të cilën ky, siçc thuhet, ka pyetur nëse është në shitje ose jo. /klankosova/

Në trend Magazina

Më shumë
Megjithëse Kroacia nuk pati fat, Ivana Knoll ishte aty për t'iu dhënë zemër kroatëve në ndeshjen kundër Spanjës

Megjithëse Kroacia nuk pati fat, Ivana Knoll ishte aty për t'iu dhënë zemër kroatëve në ndeshjen kundër Spanjës

Magazina
Edhe Bebe Rexha shpreh mbështetje për Kombëtaren Shqiptare, publikon videon e kuqezinjve duke u thyer pastat italianëve para ndeshjes

Edhe Bebe Rexha shpreh mbështetje për Kombëtaren Shqiptare, publikon videon e kuqezinjve duke u thyer pastat italianëve para ndeshjes

Magazina
Xhuli hipën mbi veturë dhe valvit flamurin kombëtar në mesin e mijëra tifozëve shqiptarë në Dortmund

Xhuli hipën mbi veturë dhe valvit flamurin kombëtar në mesin e mijëra tifozëve shqiptarë në Dortmund

Magazina

"Jam goca më me fat në botë" - Heidi Baci ndan fotografi të mrekullueshme krah Romeos

Magazina

"Tracker" po bëhet seriali më i ndjekur në ShBA: Me 19 milionë shikues për episod, ka thyer rekordin e “Desperate Housewives”

Magazina
Kate Middleton bën paraqitjen e parë publike që pas zbulimit të diagnozës së kancerit

Kate Middleton bën paraqitjen e parë publike që pas zbulimit të diagnozës së kancerit

Magazina
Kalo në kategori